CHOOSE YOUR LANGUAGE:
 
     






Hoteli
Ulqini
Mali I Zi
Info
Home

HOTEL "ALBATROS"

HOTELI "ALBATROS" (i kategoris A) gjindet më pak se 1000 m larg qëndrës së Ulqinit, të qytetit me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer, qyteti më pitoresk dhe më tërheqës në bregdetin e Adriatikut. Ulqini është rrekorder në Mal të Zi - 271 ditë me diell në vit! Uji i ngrohtë (mbi 26°C) ju garanton sezonin e larjes që zgjatë nga prilli deri në nëntorë.

Hoteli gjindet në një pozitë të veçantë. Ndertesa e zhytur në pyllin me pisha është e vëndosur në afërsi të bregut të detit. Kokteji nga ajri i detit, aroma e lavandës së egër, polenit, pishave dhe luleve është pranë musafirit gjatë gjithë vitit. Dhe vërtetë, "në çastin e lindjes së planetit tonë, takimi më i mrekullueshëm i tokës dhe detit ka ngjarë pikërisht këtu".

Nga terracat e gjëra të secilës dhomë të hotelit, hapet pamja e bukur në det i cili të magjeps me kaltërsi dhe kthjelltësi. Kurse, pas përëndimit të diellit, është e pamundur të shmanget shiqimi nga rruga e argjendët e hënës, e cila, sikur në pikturat e pavdekshme të Kuinxhit, na çon në botën e personazheve të tregimeve të Gogolit. Dhe në atë çast, bëhet e qartë se çdo gjë që nevojitet për pushim të trupit dhe shpirtit është përmbledhur pikërisht këtu.

TRE PLAZHET:
        - publike
        - nudistike (e njohur mirë në tërë Europën)
        - për femra (me burimet e ujit sulfurik) në të cilën, sipas legjendës, para disa shekujve gratë e dashura të sullatanëve turq kanë bërë pushimet e veta.

Ky plazh përmbush nevojat e musafirëve të kategorive të llojllojshme.

Kompleksi i hotelit është i përbërë nga dy tërësi

KORPUSI "A" përmbanë:
        71 dhomë, 142 shtretër
Tëgjitha dhomat janë:
        - me shiqim nga deti
        - me terraca të mëdha
        - me ngrohje qëndrore
dhe janë të paisura me:
        - banjo të veçantë
        - kondicionerë
        - televizore (me kanale satelitore)
        - frigorifera
        - telefona

KORPUSI "B" (klasa ekonomike - e pëlqyeshme në veçanti për studentë dhe nxënës)
Përmban:
        69 dhoma, 138 shtretër
Në secilën dhomë ka:
        - tush dhe WC
        - terrac me shiqim nga deti
        - telefon

Musafirët kanë në disponim: 2 restorante, barin, kafe-barin në plazhin publik, diskotekën (120-150 vënde), pishinën e mbyllur, saunën, sallën e konferencës, salonin dhe terracën për pritje dhe kokteje, hapësira për ekspozita, internetin, TV sallën, sefin, parkingun, terrenet për tenis, sallën e bilardos, sallën për ping-pong, rrugica për shetitje etj.

Edhe pse i ka të gjitha atributet e industrisë moderrne turistike duke përfshirë këtu edhe diskotekën dhe afërsinë e qytetit, hoteli është vënd i qetë dhe i përshtatshëm për pushim. Musafirët në çdo kohë të ditës mund të kënaqen me pëshpëritjen e valëve, këngën e zogjëve, tingujt e pyellit të pishnajave mesdhetare, nëpër të cilin kërcejnë kitrrat, të veshura në gëzof të zi...

Nëse nuk dini të zhyteni - mësohuni! Për shkak se nëndeti i Adrijatikut në zonën e Ulqinit është i pasur dhe përplot surpriza: anije të përmbytura, shpella të fshehura, shkëmbinj koralorë...dhe, nëse jeni me fat, thesarë piratësh!

Për ata që preferojnë pushim aktiv në disponim janë:lundrim me vela, lundrim me barkë në det, në liqej dhe në lumin Buna, xhiro turistike në vënd dhe nëpër Shqipëri, Kroaci, peshkim i madhë në detë dhe në lum.

HOTELI "ALBATROS" - është i vetmi në zonën e Ulqinit i cili është i hapur gjatë gjithë vitit.

është vënd i bukur për organizim të:
        - konferencave,
        - seminareve
        - aktiviteteve korporativei

Në periudhën vjeshtë-dimër, më së shumti e preferojnë:
        - gjahtarët, të cilët vijnë me zagarë për gjueti në Shtoj - përjetim ky i veçantë për ta, në brigjet e Adriatikut.
        - sportistët (çiklistët, fudbolistët dhe të tjerët), të cilët shfryëzojnë klimën e butë të Adriatikut për vazhdimësinë e trajnimeve të tyre.

MIRë SE VINI Në "ALBATROS"!



Pikërisht këtu do të ju rikthehet energjia e jetës dhe ndjenja e unitetit të plotë me natyrën.
 

hotel
ALBATROS

HTP ALBATROS a.d.
85360 Ulcinj, MONTENEGRO
Ul.Steva Djakovića bb
Tel: + (382) 85 423263/4
Fax: +(382) 85 403004/7
E-mail: hoteli-albatros@cg.yu